Forcat ruse po përdorin një kishë pranë Kievit për të nisur një sulm në kryeqytetin ukrainas, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane, shkruan skynews.
Kisha ndodhet 22 milje në veriperëndim të Kievit.
“Personeli ushtarak është pozicionuar pranë kishës gjithashtu edhe në zonat e banimit përreth,” tha zyrtari në kushte anonimiteti.
Pretendimet vijnë pasi kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitali Klitschko tha se në veri dhe lindje të Kievit po zhvilloheshin luftime të ashpra. Klitschko tha se rreziku i vdekjes në Kiev tani ishte “shumë i lartë” dhe u bëri thirrje civilëve që të mos rikthehen në kryeqytet./abcnews.al/
Frikë te Atletico Madridi, Julian Alvarez kërkon kalimin te ...
“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” R...
Abdixhiku e Osmani mbajnë sot tubimin e bashkimit
Putin: Mendoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit
Veliaj kërkon ndryshim mase sigurie, Kryebashkiaku i Tiranës...
Ismail Dibrani: Në prill të vitit 2027 pritet të vijnë 300 t...