Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se kanë ndjekur nga afër referendumin për ndryshime kushtetuese në Turqi porse ende nuk do të komentojnë në lidhje me të, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit i cili ka kërkuar të ngelet anonim, ka theksuar pas një pyetjeje nga AA se kanë ndjekur nga afër rezultatet e referendumit për ndryshime kushtetuese në Turqi, duke shtuar se “Nuk duam të japim vlerësim derisa të konfirmohen rezultatet dhe derisa të shpallen konkluzionet e para të OSBE-së”.
Ndërkaq, pas shpalljes së rezultateve të para jozyrtare të referendumit në favor të ndryshimeve kushtetuese, në faqen e internetit të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland është publikuar deklaratë.
“Votuesit në Turqi votuan për ndryshime kushtetuese. Duke i marrë parasysh rezultatet e afërta, lidershipi i Turqisë duhet t’i mendojë me kujdes hapat e mëtutjeshëm”, është shprehur Jagland.
Në deklaratë po ashtu theksohet se janë mëse të rëndësishme pavarësia e gjyqësorit dhe sundimi i ligjit që bëjnë pjesë në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. “Këshilli i Evropës, në të cilin Turqia është anëtare e plotë, është i gatshëm ta mbështesë vendin në këtë proces”, thuhet në deklaratë.
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...