Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov i ka përshkruar bisedimet e ardhshme me Përfaqësuesin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Venezuelën si “biseda të planifikuara” dhe “jo një takim spontan”. Ky takim është thirrur në përgjigje të përkeqësimit të kushteve në shtetin e Amerikës Jugore.
Ryabkov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve ruse, TASS se takimi me diplomatin e SHBA-së, Elliott Abrams, do të zhvillohet në Romë më 19 mars.
Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Abrams do të qëndrojë në Romë më 18 dhe 19 mars, ku do të takohet me Ryabkhovin për të “diskutuar për përkeqësimin e situatës në Venezuelë”. Uashingtoni tha se Abrams gjithashtu do të takohet me zyrtarë italianë gjatë qëndrimit në Romë.
Lideri opozitar në Venezuelë Juan Guaido e ka shpallur veten president të përkohshëm të vendit më 23 janar. Ai është njohur si udhëheqës i shtetit nga Shtetet e Bashkuara, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian dhe shtetet e Amerikës Latine.
Rusia, Irani, Kuba, Bolivia dhe Turqia, vazhdojnë ta njohin Nicolas Maduron si president të Venezuelës. Rusia – që i kanë dhënë hua miliarda dollarë Venezuelës gjatë viteve të fundit – është mbështetësja kryesore e Maduros, që prej se Guaido kontestoi rolin e tij si udhëheqës i vendit./REL
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve