Zyrtarë të qeverisë turke janë ende duke marrë pjesë nëpër ngjarje për turqit e mërguar në Evropë, por ata nuk janë duke bërë fushatë për referendumin e 16 prillit, bën të ditur zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus.
Në një tryezë të rrumbullakët me gazetarët, Kurtulmus ka thënë se pas tensioneve me disa shtete evropiane për ndalimin e ministrave turq nga fjalimi në mitingje ka ndihmuar turqit të kuptojnë më shumë ndryshimet kushtetuese në referendum, transmeton portali arbresh.info.
Kurtulmus tha se “hapat e neo-nazizmit dhe racizmit ekstrem” janë duke u dëgjuar në Evropë.
Udhëheqësit evropianë kanë bërë thirrje të përsëritura për zyrtarët turq të shmangin krahasimet naziste pasi Presidenti Tayyip Erdogan krahasoi ndalimin e Gjermanisë në disa mitingje me epokën naziste./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026