Në përpjekjet për luftim sa më efektiv të terrorizmit dhe të kriminalitetit, autoritetet federale të Zvicrës po planifikojnë shtimin e mjeteve për ta realizuar këtë.
Kështu Zyra Federale për Polici (Fedpol) ka njoftuar se do të krijojë njësitin e quajtur “Passenger Information Unit”, njoftojnë mediet zvicerane.
Ky njësit do të bëjë hulumtimin e të dhënave të pasagjerëve që hyjnë në Zvicër përmes rrugës ajrore dhe me atë rast do të zhvillojë hetime ndaj peersonave të dyshuar.
Formacioni do t`i ketë 15 deri 30 punonjës, transmeton albinfo.ch. Ai do të përbëhet nga nëpunës të kantoneve dhe nga ata të Rojave Kufitare.
Për të rrumbullakësuar këtë plan, Fedpol pritet t`ia shtrojë një kërkesë përkatëse Këshillit Federal.
Zvicra kështu synon që të veprojë ngashëm me SHBA-në, Kanadanë dhe vendet e BE-së, të cilat grumbullojnë dhe verifikojnë të dhënat e pasagjerëve për qëllime sigurie.
Këtë e ka konfirmuar sot në emisionin “Samstagrundschau” të radios SRF, Nicoletta della Valle, drejtore e Zyrës Federale për Policinë, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, rreth 50 milionë të dhëna ose informacione rreth pasagjerëve të transportit ajror qarkullojnë brenda vitit në Zvicër.
Duke filluar nga fundi i majit, Zvicra do t`ia dorëzojë BE-së të gjitha informacionet lidhur me të gjitha fluturimet që shkojnë përmes Zvicrës. Po këtë ajo është duke e bërë tashmë prej kohësh me SHBA-ë dhe Kanadanë/ albinfo.ch/
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...