Qeveria e Zvicrës ka propozuar ligje të reja sot që synojnë parandalimin e dhunës ekstremiste dhe këto masa të reja janë pjesë e një plani kombëtar kundër dhunës abuzive të miratuar në 2017.
Edhe pse Zvicra deri më tani është kursyer nga sulmet ekstremiste islamike vdekjeprurëse që kanë goditur Gjermaninë, Francën dhe Belgjikën në vitet e fundit, ka qenë e kujdesshme dhe monitoron qindra kërcënime të dyshuara ekstremiste brenda programit kombëtar të monitorimit të xhihadit.
Drejtoresha e Policisë Federale Zvicerane, Nicolae de la Vale, tha se pret që dhjetëra njerëz të goditen me masa të reja nëse ato miratohen.
Sipas masave të reja, individët që dyshohen se janë të prirë ndaj sjelljeve ekstremiste duhet të raportohen në polici dhe mund t’iu merren pasaportat, me qëllim që t’i pengojnë të udhëtojnë jashtë vendit.
Personat e dyshuar për kërcënim dhe në pritje të dëbimit mund të mbahen në paraburgim dhe policisë zvicerane do t’u jepen kompetenca të reja për të monitoruar fshehurazi të dyshuarit nëpërmjet pajisjeve elektronike.
“Edhe pse Zvicra është një vend i sigurt, ka ende një kërcënim,” tha ministri i Brendshëm, Karin Keller Suter.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit