Zviceranët kanë votuar pro ndalimit të mbulimit të plotë të fytyrës në vendet publike.
Një referendum i organizuar gjatë ditës së sotme në shtetin zviceran rreth ndalimit të mbulimit të fytyrës nga gratë myslimanëve ka marrë votat e 51 për qind të votuesve, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
Ky medium thotë se myslimanët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë zvicerane prej 8.6 milionë banorësh, ose rreth 390 mijë njerëz, shumica e të cilëve i kanë rrënjët në Turqi, Bosnjë dhe Kosovë.
Rezultati i referendumit do të thotë që Zvicra do të ndjekë Francën, e cila ndaloi mbulimin e plotë të fytyrës në publik në vitin 2011.
Ndalimet e plota ose të pjesshme të veshjes së mbulesave të fytyrës në publik janë gjithashtu në Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë dhe Holandë. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...