Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për ndalimin kombëtar të mbulimit të fytyrës.
Një grua në kantonin e Cyrihut është ndëshkuar nga policia për thyerjen e rregullit që ndalon mbulesën e fytyrës në hapësirat publike, raportoi gazeta SonntagsBlick.
Ndalimi, i cili u miratua nga elektorati zviceran në mars të vitit 2021, hyri në fuqi në fillim të këtij viti dhe parashikon një gjobë prej 100 frangash zvicerane për shkelësit.
Megjithatë, gruaja në fjalë refuzoi të pranonte gjobën, gjë që çoi në referimin e rastit tek autoritetet kantonale. Zëdhënësi i policisë së Cyrihut, Michael Walker, konfirmoi se rasti tani është në duart e guvernatorit, i cili do të vendosë për masën përfundimtare, përcjell albinfo.ch.
Përveç rasteve të mbulesës për arsye fetare, ligji i ri federal prek edhe huliganët dhe demonstruesit që mbulojnë fytyrën në protesta apo aktivitete sportive. Në disa kantone, ndalime të tilla kanë qenë në fuqi prej vitesh, por me ligjin e ri ato zbatohen tashmë në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave të SonntagsBlick, vetëm në kantonin e Cyrihut gjatë vitit të kaluar ka pasur 98 raportime për shkelje të ndalimit të mbajtjes së maskave. Ky numër pritet të rritet me zbatimin më rigoroz të rregullave në të gjithë vendin.
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell