Është fitimi më i madh që një zviceran ka realizuar ndonjëherë që kur është lansuar Euromillions si llotari transnacionale, në vitin 2004, shkruajnë mediat zvicerane.
Se çmimi rekord i lotarisë Euromillions ka shkuar në Zvicër, njofton gazeta franceze “Le Parisien”.
Bëhet fjalë për 228 milionë franga (210 milionë euro) të cilat një zviceran tani mund t’i quajë të tijat. Fituesi i çmimit tani ka gjashtë muaj në dispozicion për të marrë paratë e fituara.
Kësaj here, një person i vetëm me fat merr për vete të gjithë çmimin e parë.
Numrat fitues të premten ishin: 6, 12, 22, 29 dhe 33 me yjet me numrat 6 dhe 11. Ndërsa një e qëlluar ishte me “5 plus 2”, transmeton albinfo.ch.
Fitimi i deridjeshëm rekord ishte 200 milionë euro (pothuajse 219 milion franga). Këtë e kishte arritur një francez, më 11 dhjetor të vitit të kaluar.
Përveç fituesit të çmimit të parë, 12 persona ndajnë paratë e çmimit për 5 numra të saktë dhe një yll.
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...