Zëvendëskryeministri japonez, Taro Aso, ka ngjallur zemërim të madh pas deklaratës së Adolf Hitleri ‘mund të ketë pasur motive të drejta’.
Në lidhje me deklaratën ai është kritikuar ashpër në Japoni dhe nga vendet tjera të botës, transmeton portali arbresh.info
“Nuk i vë në dyshim motivet për të qenë politikan, por rezultatet janë të rëndësishme. Hitleri, që vrau një milionë njerëz, nuk bëri punë të mirë, edhe nëse i ka pasur motivet e drejta”, tha Aso gjatë një takim të fraksionit të tij të Partisë Liberale Demokratike.
Qendra Simon Wiesenthal, një organizatë globale për të drejtat e njeriut që ballafaqohet me antisemitizmin, urrejtjen dhe terrorizmin, tha se komentet e tij mund të dëmtojnë reputacionin e Japonisë.
Kazunori Yamanoi, kryetar i opozitës në Japoni, tha se komentet e Asos janë një ‘gafë e rëndë’.
Pas komentit, Aso u detyrua të lëshojë një deklaratë tjetër ku tha:
“Kam marrë shembull një politikan të keq. Më vjen shumë keq që komenti im u keqinterpretua dhe ka shkaktuar keqkuptim”.
“Është e qartë se Hitleri ishte gabim edhe në motivin e tij. Unë e tërheq komentin tim, sepse nuk ishte aspak e përshtatshme që të citohet”, pranoi ai.
Aso njihet për komentet e tij të ngutshme.
Në vitin 2013, ai u bëri thirrje politikanëve lokalë, që të rishikojnë kushtetutën ‘pacifiste të imponuar nga SHBA-të’./arbresh.info/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...