Melania Trump i hodhi poshtë spekulimet mbi situatën e rënduar të martesës së saj, duke treguar qartë se lidhjet jashtëmartesore të të shoqit as e shqetësojnë, e as janë në fokusin e saj, sepse ka gjera më të mira për të bërë.
Në një intervistë për televizionin amerikan ABC, Zonja e Parë e Amerikës u shpreh se fjalët që qarkullojnë në media nuk janë aspak të këndshme. E pyetur nëse e dashuronte bashkëshortin, ajo u përgjigj: Po, jemi shumë mirë.
Vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka mohuar lidhjet jashtë martese, ndërkohë që dy gra, ylli i filmave për të rritur Stormy Daniels dhe ish-modelja e Playboy-t Karen McDougal pretendojnë se kanë pasur marrëdhënie intime me të.
Melania u përpoq të tregonte se e do të shoqin dhe se mënyra sesi e pasqyron media lidhjen e tyre, nuk është gjithmonë korrekte. Unë e di çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, u shpreh 48-vjeçarja.
Por nga ana tjetër, ndërkohë, ajo refuzoi të komentonte mbi pohimet e avokatit të bashkëshortit të vet, Rudi Xhuliani, i cili ka deklaruar publikisht se Melania i beson fjalëve të Trumpit dhe mohimit që i ka bërë ai lidhjes me Stormy Daniels. “Unë, me zotin Xhuliani nuk kam folur kurrë”, u shpreh Melania, e cila në pjesën e parë të intervistës theksoi se femrat që pretendojnë se janë abuzuar seksualisht, duhet të ofrojnë prova të forta./tch/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen