Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden, e shoqëruar nga zonja e parë rumune Carmen Iohannis, vizitoi një shkollë më herët këtë mëngjes ku biseduan me edukatorë ukrainas dhe rumunë, folën me nënat ukrainase dhe u takuan me fëmijë.
Pas vizitës së saj në këtë shkollë, Biden foli pak me gazetarët përpara se të hipte në aeroplan, duke diskutuar ndikimin emocional të vizitës së saj në shkollë dhe guximin e nënave që takoi.
“Ishte kaq emocionuese, apo jo? Unë mendoj se vërtet ukrainasit e dinë se ne po qëndrojmë pranë tyre”, u tha Biden gazetarëve.
“Ju mund ta shihni; ata fëmijë kanë vuajtur vërtet shumë”, ka shtuar ajo.
Brenda një klase, në një moment, një vajzë e vogël iu afrua zonjës së parë duke mbajtur pjesë të prera nga flamuri ukrainas.
Biden i kërkoi asaj të ndante mesazhin e saj dhe një përkthyes pranë vajzës tha se ajo tha: “Dua të kthehem te babai im”.
Zonja e Parë u ul në një tavolinë për të folur me një grup fëmijësh, të cilët, sipas mësuesit të tyre, po punonin në një vizatim se si do të dukej bota pa luftë.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje