Nëntë persona vdiqën dhe tetë të tjerë u plagosën rëndë në një zjarr që shpërtheu të hënën në një spital privat në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh.
Viktimat janë katër pacientë dhe katër pjesëtarë të stafit, ndërsa një trup ende nuk është identifikuar.
Rreth 150 persona besohet se kanë qenë brenda spitalit trekatësh në qytetin Chambalpur, 1094 km nga Mumbai, kur shpërtheu zjarri.
Sipas kreut të policisë lokale, operacioni i nxjerrjes ka përfunduar dhe nuk ka persona të bllokuar në pallat.
Nëntëdhjetë zjarrfikës luftuan me flakët dhe arritën të shuanin zjarrin, i cili shpërtheu ndoshta për shkak të një qarku të shkurtër, sipas vlerësimeve të para të autoriteteve indiane.
Autoritetet e shtetit federal njoftuan se do t’u jepet një kompensim prej 6,332 dollarësh për familjen e secilit prej viktimave të zjarrit./oranews/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim