Një zjarr i madh është filmuar në shkëmbinjtë e lartë që arrijnë lartësinë mbi 200 metra në malin Gospers.
Një video e ngarkuar në Bluemtns_explore, tregon nivelin e plotë të shkatërrimit ndërsa flakët vazhdojnë marshimin e tyre.
Kobe Byrant filmoi pamjet rreth orës 17:00 të kohës lokale.
Ai tha për 9News.com.au se këto janë zjarret më të mëdha që kanë goditur ndonjëherë rajonin.
“Këto zjarre janë të pashembullt. Ky është më i madh se 2009 dhe 2013. Ky është zjarri më i madh që Australia ka parë ndonjëherë, dhe që Malet Blu kanë parë ndonjëherë”, tha ai.
Ai sqaroi se zjarret, të cilat janë djegur për gati një muaj, po e mposhtin komunitetin.
“Unë pashë fytyrat e njerëzve – dëshpërim, frikë, ankth – e gjitha ishte në fytyrat e njerëzve.
Duke u rritur këtu, të gjithë janë mësuar me kërcënimin e zjarreve … ne jemi mësuar tashmë, por kur zjarri është në pragun tuaj, patjetër se duhesh të largohesh”, tha ai. /Telegrafi/
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...
Kryeministri i Libanit kërkon mbështetjen e Pakistanit për n...