Italia iu kërkoi shteteve evropiane të dielën të dërgojnë aeroplanë zjarrfikës për të ndihmuar në zbutjen e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të ishullit të Sardenjës, duke nxitur evakuimin e qindra njerëzve.
Ministri i Jashtëm në Itali, Luigi Di Maio, tha në Facebook se autoriteti i mbrojtjes civile në vend kishte lëshuar kërkesën dhe tha se ishte mirënjohës për ndihmën që tashmë po dërgohej, shkruan bbc.
“Dy (avionë) janë rrugës nga Franca, për të cilën unë zyrtarisht i falënderoj për këtë”, u shpreh Di Maio.
Zjarret janë ndezur në provincën e Oristano në rajonin qendror perëndimor të ishullit italian, duke djegur mijëra hektarë tokë, duke vrarë kafshë dhe duke dëmtuar pronën.
Nuk kishte raporte të menjëhershme të vdekjeve ose lëndimeve serioze, por agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se 400 njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre të dielën, pasi një numër i ngjashëm u largua brenda natës. /arbresh.info
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...