Google ADS

Zjarr në Rusi, një i vrarë dhe 13 të plagosur (video)

15:01 | 11 Mars 2015
Arbresh.info

Një person u vra dhe 13 mbetën të plagosur në zjarrin e madh që përfshiu një qendër tregtare “Admiral” në qytetin rus të Kazanit.

Më shumë se 200 njerëz janë evakuuar nga objekt i madh 4000 metra katrore, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk është i ditur.

Fillimisht pesë persona u bllokuan nën rrënoja. Zjarrfikësit ishin në gjendje të tërheqin tre, ndërsa në më vonë u nxorën edhe dy të tjerët. Një prej tyre ishte një nga shpëtimtarët që shkoi në shpëtim të popullit kur kolapsi ndodhi. Policia po hetojnë shkakun e zjarrit.

Mediat kujtuan menjëherë një prej zjarreve vdekjeprurëse që ka pllakosur Rusinë, kur në 2009 në Perm humbën jetën 156 njerëz./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale