Raste të foshnjave nënat e të cilave kanë qenë të infektuara me virusin “Zika” kanë treguar përkeqësime të gjendjes kur ato kalojnë moshën një vjeçare.
Përpos komplikimeve tjera foshnjat pas moshës një vjeçare fillojnë të goditen me sulme epileptike, probleme me dëgjimin dhe shikimin, si dhe shprehin vështirësi në gëlltitje duke bërë që foshnjat të ushqehen vetëm nga vrimat e hundës që sjellë ato foshnje në gjendje urie.
Shumë nëna kanë shprehur pikëllimin e tyre duke thëne se po ta dinin që fëmijët e tyre do të lindnin në këtë gjendje do të i abortonin ata për t’i kursyer nga dhimbjet.
Kërkime të reja kanë filluar nga Instituti i Shëndetësisë Ndërkombëtare të ShBA-ve në foshnjat e porsalindura dhe pritet që të japin përgjigje për pyetjet se nëse koha kur foshnjat infektohen gjatë shtatzënisë ndikon në ashpërsinë e anomalive./arbresh.info.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...