Marina turke ka njoftuar të gjithë përdoruesit e linjave detare në ishujt grekë për dërgimin e një anijeje ushtarake me qëllim kryerjen e kërkimeve sizmike në zonë. Bëhet fjalë për anijen ushtarake “TSG Çesme”, e cila do të operojë në një zonë të gjerë në zemër të ishujve grekë gjatë ditëve në vijim.
Përmes shpërndarjes së një NAVTEX-i, Turqia paralajmëron anijet e tjera që të bëjnë kujdes kur kalojnë në zonë pasi edhe turqit ndodhen aty. Anija do të pozicionohet mes ishujve Lesvos-Skyros-Ai Strati.
Grekët e kanë konsideruar një provokim të rendë veprimin e turqve, pak ditë pas misionit të anijes tjetër turke “Yunus” mes ishujve në fjalë, raporton abcnews.al.
Turqia ka kërkuar nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke, ashtu siç parashikonte marrëveshja e Lozanës, që njohu edhe sovranitetin e Greqisë mbi to, thekson Ankarajara zyrtare.
Dy ditë më parë, grekët u ankuan në OKB për veprimet e turqve në Egje, ndërkohë që tensioni është i lartë mes dy shteteve.
Më herët, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu theksoi se ata nuk po bënin “blofin” me kërkesat e tyre ndaj Greqisë. Pak kohë më parë, ish-ambasadori amerikan në Athinë, Jeffrey Payat tha se dy shtetet ishin në prag të luftës në verën e vitit 2020. /abcnews.al/

Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...