Forcat ajrore të Kilit njoftuan se e kanë humbur kontaktin me një aeroplan në të cilin ndodheshin 38 persona. Aeroplani i zhdukur ishte nisur drejt bazës së Kilit në Antarktik.
Një njoftimin e forcave ajrore thuhet se autoritetet e kanë shpallur alarmin dhe i kanë aktivizuar ekipet e kërkim-shpëtimit pas humbjes së kontaktit me aeroplanin në mbrëmjen e së hënës.
Në aeroplanin e tipit “Hercules C-130” ndodheshin 21 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit. Ata e kishin nisur këtë udhëtim për ta kontrolluar një rrjet karburantesh në bazën e Kilit në Antarktik.
Presidenti i këtij shteti, Sebastian Pinera, njoftoi përmes rrjetit Twitter se ndodhet me ministrin e brendshëm dhe ministrin e mbrojtjes në selinë qendrore të forcave ajrore për t’i vëzhguar zhvillimet në lidhje me këtë rast.
Aeroplani i zhdukur ishte nisur nga Kili në orën 5 të pasdites sipas kohës lokale, ndërsa kontakti me të u humb në orën 6 e 13 minuta. Sipas njoftimit të forcave ajrore, moti ishte i mirë në kohën kur kontakti me aeroplanin u humb.
Autoritetet e kanë dërguar një anije kërkimi në hapësirën ku besohet të ketë qenë aeroplani në kohën e humbjes së kontaktit me kontrollin ajror, shkruan “The Guardian”
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...