Anija Taivanese me 49 anëtarë të ekuipazhit u zhduk në Jug të Oqeanit Atlantik, pasi që më 26 shkurt rreth orës 3:00 në mëngjes kapiteni njoftoi që po depërton uji brenda, thanë zyrtarët.
Anija “Hsijang Fu Chun” për peshkim të kallamarëve, që peshon 700 ton, ishte ndërtuar 28 vjet më parë dhe kur u zhduk ishte rreth 1700 milje detare (3148 kilometra) nga Ishujt Falkland.
Në bord ishin kapiteni taivanez dhe inxhinieri kryesor, si dhe 11 kinez, 21 indonesian, 13 filipinas dhe dy detarë vietnamez.
Tajvani ka nisur kërkimin menjëherë pas njoftimit për ndërprerjen e kontaktit dhe kërkoi ndihmë nga Argjentina dhe Britania e Madhe, si dhe anijet e tjera në zonë.
Ende nuk e dimë se ku është anija dhe çfarë mund të ketë ndodhur me të”, tha zëdhënësi i peshkimit Huang Hong-Jen, duke shtuar se nuk ka dëshmi që anija u përmbys.
Anija është e pajisur me një sistem për të transmetuar automatikisht sinjale për të thirrur për ndihmë në raste të caktuara të presionit të ujit, por nuk është dërguar asnjë sinjal./arbresh.info/
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...