Një aeroplan ushtarak me 38 persona në bord është zhdukur në rrugën e tij për në Antarktidë, njoftojnë forcat ajrore të Kilit.
Mjeti transportues ajror C-130 Hercules u nis nga Punta Arenas në orën 16:55 të kohës lokale, kurse operatorët humbën kontaktet në 18:13, transmeton portali arbresh.info.
Në të zhdukurit përfshihen 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 pasagjerë.

Ata po udhëtonin për të siguruar mbështetje logjistike për një bazë ushtarake në ishullin King George të Antarktidës. Është duke u zhvilluar një mision kërkimi dhe shpëtimi.
Gjenerali i Forcës Ajrore Eduardo Mosqueira u tha mediave lokale se aeroplani nuk aktivizoi asnjë sinjal shqetësimi. Ai tha se avioni, piloti i të cilit kishte përvojë të gjerë, mund të jetë detyruar të ulen në ujë./arbresh.info/
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...