Që prej mëngjesit të së shtunën, qytetarët turq kanë nisur që të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi që do të mbahen në 28 maj.
Jashtë vendit kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje rreth 3.4 milionë votues. Diaspora më e madhe është në Gjermani, ku jetojnë rreth 3 milionë njerëz me rrënjë turke.
Mirëpo, nga ky grup, vetëm rreth 1.5 milionë mundet të votojnë. Ata kanë afat deri në 24 maj, e ndërsa favorit është Erdogan.
Kjo është hera e parë në historinë e Turqisë që do të mbahet një raund i dytë për të zgjedhur një president.
Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan fitoi më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve më 14 maj, por nuk arriti që të merrte një shumicë absolute prej më shumë se 50% për të shmangur balotazhin.
Tashmë përballë ka vetëm një kundërshtar, Kemal Kilicdaroglu.
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë