Një gjykatës federal ka urdhëruar Shërbimin Postar të SHBA-ve (USPS) të përshpejtojë përpjekjet për dorëzimin e fletëvotimeve me postë përderisa afati i fundit po afrohet në shumë shtete në Ditën e Zgjedhjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykatësi amerikan i qarkut në Washington D.C., Emmet Sullivan, i dha kohë USPS-së deri në orën 3 pasdite sipas kohës lokale për “të siguruar që asnjë fletëvotim nuk ka ngecur” në rajonet ku përpunimi i fletëvotimeve me postë është vonuar.
Të dielën, Sullivan po ashtu urdhëroi që USPS-ja të përforcojë “procedurat e veçanta” dhe “masat e jashtëzakonshme” për të përdorur rrjetin e saj të postës së shpejtë për të dorëzuar çdo fletëvotim të mundshëm para afatit të fundit në Ditën e Zgjedhjeve.
“Shërbimi Postar vazhdon të zbatojë masa të jashtëzakonshme për të përparuar dhe përshpejtuar dorëzimin e fletëvotimeve”, tha Kristin Seaver më 29 tetor, shefe e tregtisë dhe dërgesës së USPS-së.
Siç tha Seaver, këto përpjekje përfshijnë “automjete shtesë të transportit dhe njësi dërgesash që do të merren me grumbullime të rregullta”.
USPS theksoi se koha mesatare e dorëzimit të postës, përfshirë fletëvotimet, ka qenë 2.5 ditë që nga 1 tetori. Shërbimi Postar njoftoi se ka përpunuar dhe dorëzuar më shumë se 122 milionë fletëvotime që nga 4 shtatori, që përfshijnë ato të zbrazëta dhe të plotësuara.
Me 35 milionë vota të parakohshme dhe 65 milionë vota të hedhura me postë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), një numër rekord prej 100 milionë amerikanësh votuan më herët këtë vit, ndërsa mbi 50 milionë pritet të hedhin votat e tyre sot në Ditën e Zgjedhjeve.
Kaja Kallas i përgjigjet ShBA-së: Evropa ka një standard jet...
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë