Populli i Kenisë është duke votuar në zgjedhjet e përgjithshme mes frikës që rezultati mund të shkaktojë dhunë komunale.
Në vigjilje të votimit, presidenti Uhuru Kenyatta ka bërë thirrje për qetësi gjatë një fjalimi televiziv, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka kërkuar nga 19 milionë votues të regjistruar të dalin sa më masivisht, por “në paqe”. Janë formuar radhët e hershme dhe janë raportuar disa rrëmuja të vogla.
Gara ka vënë përballë Kenyattan kundër rivalit të tij të kamotshëm, Raila Odinga dhe shihet si e ngushtë.

Kenyatta, djali 55-vjeçar i presidentit themelues të Kenias, po kërkon një mandat të dytë dhe të fundit në detyrë.
Java e fundit të fushatës është dëmtuar nga vrasja e një zyrtari të lartë zgjedhor dhe pretendimet për manipulimin e votave./Arbresh.info
Ndalohet një shofer në Pejë, në veturë transportonte katër s...
Festa e Bajramit/ Inspektorati në terren, kontrollohen çmime...
Shërbimet inteligjente amerikane: Kina nuk pritet të pushtoj...
Aksion policor në lagjen e varfër të Rio de Janeiro, vriten ...
S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një...
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta