Bashkimi Evropian ka kërcënuar me sanksione të reja ndaj Bjellorusisë pasi presidenti Alexander Lukashenko dukej i sigurt se do të shënonte fitoren e tij të shtatë radhazi në zgjedhje që nga viti 1994.
“Zgjedhjet në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira dhe as të drejta,” tha shefja e politikës së jashtme të BE Kaja Kallas në një deklaratë të përbashkët me komisioneren e zgjerimit, Marta Kos.
“Shtypja e pamëshirshme dhe e paprecedentë e të drejtave të njeriut, kufizimet për pjesëmarrjen politike dhe aksesin në mediat e pavarura në Bjellorusi, e kanë privuar procesin zgjedhor nga çdo legjitimitet”, thuhet në deklaratë.
Ata i kërkuan qeverisë bjelloruse të lirojë të burgosurit politikë, duke përfshirë një punonjës të delegacionit të BE-së në kryeqytetin Minsk./abcnews.al
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...