Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan për rolin që Turqia pati në zgjatjen e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi.
Rama, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se sigurimi i furnizimit me grurë drejtë tregjeve të botës është jetike.
“Mirëpres zgjatjen e Iniciativën e Grurit të Detit të Zi për dy muaj. I dërgoj urimet e mia Erdoganit për rolin e tij të rëndësishëm. Sigurimi i furnizimit jetik të pandërprerë me grurë drejt tregjeve të botës është i një rëndësie thelbësore për sigurinë globale ushqimore”, ka shkruar Rama.
Dakordësia për zgjatjen e afatit të marrëveshjes së grurit të Ukrainës u arrit të mërkurën mbrëma. Lajmin për shtyrjen e afatit me dy muaj e bënë të ditur zyrtarë të Turqisë dhe Ukrainës./Arbresh.info
I welcome the renewal of the Black Sea Grain Initiative for another two months. I reiterate my congratulations to @RTErdogan for his crucial role. Ensuring an uninterrupted vital supply of grain to the world markets is of critical importance to ensuring food security worldwide. pic.twitter.com/9rQUrPkJBh
— Edi Rama (@ediramaal) May 18, 2023
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën