Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha këtë të martë se nuk ka shpresë që vendi i tij të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës kundër pushtuesve rusë.
“Sipas mendimit tim personal, ne do t’i bashkohemi NATO-s vetëm pasi të fitojmë luftën”, u shpreh ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Kiev.
Kusht për pranimin e një anëtari të ri në NATO është ratifikimi i protokollit përkatës nga 32 shtetet anëtare të Aleancës. Disa vende anëtare nuk e kanë fshehur shqetësimin e tyre për rrezikun e pranimit të Ukrainës në këtë fazë, nga frika e një konfrontimi të mundshëm ushtarak me Rusinë.
“Nuk besoj se NATO do të na pranojë (në gjirin e saj) derisa të zgjasë lufta. Për disa anëtarë të NATO-s është e rrezikshme, të tjerët janë thjesht skeptikë”, shpjegoi presidenti ukrainas në një video të postuar në platformën Telegram./abcnews.al
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet
E kryer, Endrick do të huazohet tek Lyoni
Milan arrin marrëveshje me West Hamin për transferimin e Fül...
Protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeminis...
Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet se bashkë me dy p...
Anderson, MVP i javës së 13-të në Superligën e Kosovës