Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk ka pasur marrëveshje të arritur mes ukrainasve dhe rusëve në Stamboll gjatë vitit 2022.
Ai i është përgjigjur komenteve të Vladimir Putinit, i cili tha se ishte arritur një marrëveshje preliminare por që kurrë nuk është implementuar, dhe duhet të shërbejë si bazë për diskutime në të ardhmen, transmeton Telegrafi.
“Ukraina nuk është pajtuar me ultimatumin e Federatës Ruse”, tha Zelensky gjatë një konference në Këshillin e Evropës në Bruksel.
“Ukraina nuk ka nënshkruar asgjë, asnjë marrëveshje nuk ekziston. Kishte përgjigje për ultimatumin e Federatës Ruse”, shtoi presidenti ukrainas.
Ndryshe luftimet mes dy palëve janë duke vazhduar, e në veçanti në Kursk ku forcat ukrainase nisën muaj më parë inkursionin, duke arritur të marrin nën kontroll dhjetëra fshatra ruse.
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...