Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka përshëndetur valën e fundit të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, megjithëse i ka cilësuar ato si të pamjaftueshme.
Në fjalimin e tij të fundit, Zelensky i bën thirrje perëndimit të shkojë më tej dhe të bojkotojë përdorimin e naftës ruse.
Ai thotë se dështimi për të rënë dakord mbi një embargo po i kushton jetë njerëzve ukrainas, raporton BBC.
Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë, me më shumë se gjysma e eksporteve të saj që shkojnë në Evropë.
Importet ruse përbëjnë 8% të kërkesës totale të naftës në Mbretërinë e Bashkuar dhe 3% në SHBA.
Zelensky thotë se Kremlini po fiton aq shumë nga eksportet e naftës sa nuk ndjen nevojën për t’i marrë seriozisht negociatat e paqes.
Ai shton se do të vazhdojë të këmbëngulë që bankat ruse duhet të shkëputen tërësisht nga sistemi financiar ndërkombëtar./arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...