Shtetet e Bashkuara duan që Rusia dhe Ukraina të gjejnë një zgjidhje se si t’i japin fund luftës, më e madhja që nga Lufta e Dytë Botërore, para verës, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy.
Në një deklaratë për gazetarët të lëshuar nga zyra e tij të shtunën, Zelenskiy tha se Uashingtoni kishte propozuar një raund të ri bisedimesh midis Kievit dhe Moskës që do të zhvillohej në Miami brenda një jave dhe se Kievi kishte rënë dakord me këtë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Amerikanët po propozojnë që palët ta përfundojnë luftën para fillimit të kësaj vere dhe ka të ngjarë të ushtrojnë presion mbi palët që t’i përmbahen këtij orari”, tha Zelensky.
“Zgjedhjet (e Kongresit të mesit të mandatit) janë padyshim më të rëndësishme për ta. Le të mos jemi naivë. Dhe ata thonë se duan ta përfundojnë gjithçka deri në qershor”.
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...