Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, duke përdorur mbi 1,180 dronë, 1,360 bomba dhe 10 raketa të tipeve të ndryshme.
Në një postim në Facebook, Zelensky tha se vetëm gjatë natës së fundit, rajonet Kiev, Kharkiv dhe Mykolaiv u goditën nga dhjetëra dronë Shahed, të prodhimit iranian.
“Gjatë gjithë natës, ekipet e emergjencës në Kiev po luftonin me zjarret në ndërtesa apartamentesh dhe makina pas sulmeve me dronë rusë në lagjet e banimit. Fatkeqësisht, ka fëmijë dhe të rritur të plagosur. Të gjithë kanë marrë ndihmën e nevojshme. Në Cherkasy, një konvikt i zakonshëm ishte në flakë.“Rusët po bëjnë thirrje për armëpushim më 9 maj, ndërsa godasin Ukrainën çdo ditë. Ky është cinizëm i nivelit të lartë: vetëm këtë javë, Rusia ka përdorur mbi 1,180 dronë, 1,360 bomba dhe 10 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës”, tha Zelensky.
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...