Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se propozimi i Rusisë për armëpushim të përkohshëm dhe të kufizuar, është i dizajnuar për të shtyrë sanksionet amerikane.
Zelensky ka kritikuar propozimin e rusëve për një armëpushim 2 apo 3 ditor, për të “marrë kufoma e ushtarëve të vrarë në fushëbetejë”, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se ata janë idiotë, sepse, në parim, armëpushimin bëhet për t’u siguruar se nuk do të ketë viktima”, shtoi presidenti ukrainas.
Ai beson se armëpushimi është “thjesht çështje e një pauze të shkurtër në luftë” për Rusinë.
“Kjo është arsyeja pse unë dua vërtet që partnerët tanë amerikanë të ndërmarrin hapa të fortë dhe të dërgojnë një paketë sanksionesh në Senat, për t’i shtyrë rusët të ndalojnë zjarrin me sanksione të forta. Ata nuk kuptojnë asnjë mënyrë tjetër. Dhe ne besojmë se kjo është e drejtë”, tha Zelensky.
Gjithashtu theksoi se “në fund të fundit, kanë kaluar tre muaj që kur SHBA-të sinjalizuan një armëpushim të plotë dhe ne i mbështetëm ata”.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...