Në një videomesazh për të shënuar katërvjetorin e fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Zelensky ka shfaqur zyrën e tij në bunkerin presidencial, ku ai dhe ekipi i tij vepruan gjatë ditëve të para të luftës.
Zelensky ka thënë se ndodhej pikërisht në një dhomë të vogël në bunker momentin kur ai kishte hedhur poshtë sugjerimin e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, për t’u larguar nga Kievi, duke iu përgjigjur se kishte nevojë për “armë, jo për një udhëtim.”
Ai ka shtuar se, megjithëse ukrainasit ndjenin frikë dhe tronditje, miliona prej tyre bënë një zgjedhje të vetëdijshme për të rezistuar në vend që të dorëzoheshin, duke mbrojtur flamurin blu e verdhë, në vend që të ngrinin një flamur të bardhë.
Zelensky ka thënë po ashtu se është hera e parë që publiku e sheh këtë objekt.
“Tani është bosh, sigurisht, por në fillim të luftës këtu kishte qindra njerëz”, ka treguar ai.
Lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e saj të pestë, teksa pavarësisht bisedimeve që po vazhdojnë të zhvillohen mes palëve ndërluftuese, nuk ka ende shenja që tregojnë se përfundimi i saj është afër.
Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk nda...
Kaosi pas vrasjes së El Mencho-s, Meksika në kërkim të 23 të...
Ylli i Barcelonës rrezikon të humbasë pozitën e titullarit p...
Zelensky: Të caktohet afat kohor për anëtarësimin tonë në BE
Sorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte norma...
Shpallet thirrja për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në K...