Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur sërish në Konferencën e Sigurisë në Munih, duke theksuar se është i gatshëm të flasë vetëm me një zyrtar rus –presidentin Vladimir Putin.
Ky qëndrim vjen pas muajsh tensionesh dhe përpjekjesh të shumta për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë.
Zelensky ka shpjeguar se do të pranojë bisedën vetëm pasi Ukraina të ketë arritur një plan të përbashkët me liderët botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe liderët e Bashkimit Evropian.
Ai ka theksuar rëndësinë e një qëndrimi të përbashkët dhe të koordinuar për të siguruar një zgjidhje afatgjatë dhe paqe për Ukrainën dhe rajonin, shkruan skynews.
Lideri ukrainas theksoi gjithashtu marrëdhënien e ngushtë dhe mbështetjen që ka marrë nga administrata amerikane.
Ai shtoi se Donald Trump i kishte dhënë numrin personal të telefonit dhe i kishte thënë se mund ta thërriste në çdo kohë për të diskutuar çështje të rëndësishme për sigurinë globale dhe situatën e Ukrainës. Kjo ofron një nivel të ri besimi dhe mundësi për të krijuar lidhje më të forta diplomatike mes dy vendeve, edhe në kontekstin e krizës aktuale.
Gjithashtu, Zelensky shprehu shqetësimin për vijimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe shprehu besimin se vetëm një qëndrim i bashkuar i botës perëndimore mund të frenohej agresiviteti i Kremlinit dhe të mbrohej siguria e Ukrainës.
Ai u bëri thirrje liderëve globalë që të qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe të japin një mesazh të qartë se çdo veprim i mëtejshëm i Rusisë do të hasë në kundërshtim të fortë dhe sanksione.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates