
In this image from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks from Kyiv, Ukraine, early Monday, March 21, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)
Trupat ruse do ta kenë “rrugën e hapur” për të pushtuar qytetet kryesore në Ukrainën lindore nëse marrin kontrollin e Bakhmut-it.
Ka qenë ky paralajmërimi që ka bërë Presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë për CNN, teksa mbrojti vendimin e tij për të mbajtur forcat ukrainase në qytetin e rrethuar.
“Kjo është taktike për ne,” tha Zelensky, duke këmbëngulur se ushtria e Kievit është e bashkuar për të zgjatur mbrojtjen e qytetit pas javësh të tëra sulmesh nga rusët.
“Ne e kuptojmë se pas Bakhmutit ata mund të shkojnë më tej. Mund të shkojnë në Kramatorsk, në Sloviansk, do të ishte rrugë e hapur për rusët pas Bakhmutit për në qytete të tjera në Ukrainë, në drejtim të Donetsk, ” u shpreh lideri ukrainas për Wolf Blitzer të CNN në një intervistë ekskluzive nga Kievi.
“Kjo është arsyeja pse djemtë tanë po qëndrojnë atje.”
Kujtojmë se sulmi i radhës i bërë nga trupat mercenare të Wagner, i cili ka rritur ritmin ditët e fundit, ka detyruar mijëra të largohen nga qyteti dhe ka shkatërruar infrastrukturën e zonës.
Por trupat ukrainase kanë ngritur gjithashtu një mbrojtje të fortë të zonës, duke penguar përparimin e Rusisë.
Zelensky tha se arsyet e tij për të mbajtur qytetin janë shumë të ndryshme nga objektivat e Rusisë.
Presidenti ukrainas theksoi se nëse Rusia arrin të vendosë në majë të Bakhmut-it, “flamurin e saj të vogël,” do t’i krijoheshin kushtet për të krijuar idenë sikur janë një ushtri e fuqishme./A2
Banorët e Hajvalisë prej ditësh me ndërprerje të rrymës, ank...
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...