Komentatorë të ndryshëm kanë sugjeruar gjatë javës së fundit se, në kundërshtim me frikën e përhapur, liderët e Ukrainës mund të mirëpresin faktin që Donald Trump mund të zgjidhet president, sepse ai konsiderohet më i aftë për të arritur një zgjidhje për luftën me Rusinë.
Një intervistë e re e dhënë nga Volodymyr Zelensky për radion ukrainase duket se mbështet disi këtë ide, me liderin ukrainas që zbuloi se çfarë bisedoi me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, shkruan Sky News.
“Ai [Trump] e ka dëgjuar bazën mbi të cilën qëndrojmë ne. Nuk kam dëgjuar asgjë kundër pozicionit tonë”, tha presidenti, sipas mediave Suspilne.
I pyetur nëse Trump ka kërkuar nga Ukraina të marrë pjesë në negociata me Rusinë, Zelensky u përgjigj “ne jemi një shtet i pavarur”.
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...