Google ADS

Zelensky i kërkon Blinken sisteme ‘Patriot’ për mbrojtjen e Kharkiv

15:07 | 14 Maj 2024
R J

“Sot na duhen vërtet dy sisteme Patriot për Kharkiv, për rajonin e Kharkiv, sepse ka njerëz që po sulmohen. Civilë, luftëtarë, gjithçka është nën sulmin e raketave ruse”.

Kjo ishte kërkesa e presidentit ukrainas drejtuar sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken gjatë vizitës së tij në Kiev.

Ai theksoi gjithashtu se deficiti më i madh për Ukrainën është mbrojtja ajrore. Nga ana e tij, shefi i diplomacisë së Uashingtonit siguroi se ndihmat amerikane po mbërrijnë, disa tashmë kanë mbërritur dhe të tjera do të vazhdojnë të mbërrijnë dhe do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në fushën e betejës kundër agresionit të vazhdueshëm rus./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale