Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar në rrjetet sociale se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e ri të Kishës Katolike, Papa Leonin XIV.
Zelensky e përshkroi bisedën si “shumë të ngrohtë dhe me vërtetë thelbësore”, duke e falënderuar Papën për fjalët e tij në lidhje me “nevojën për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, raporton The Guardian.
Ai shtoi se kanë folur edhe për fatin e mijëra fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia, duke kërkuar “ndihmën e Vatikanit për t’i kthyer ata në shtëpi, pranë familjeve të tyre”.
“Ukraina dëshiron t’i japë fund kësaj lufte dhe po bën gjithçka për ta arritur këtë. Tani presim hapa të ngjashëm edhe nga Rusia”, theksoi Zelensky.
Ai shtoi se e ka ftuar Papën për një vizitë në Ukrainë, duke theksuar se “një vizitë e tillë do të sillte shpresë të vërtetë për të gjithë besimtarët dhe për mbarë popullin tonë”.
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...