Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, mbajti një fjalim virtualisht drejtuar parlamentit australian. Apeli i tij bazohej në kërcënimin ndaj sigurisë globale nëse Rusia nuk ndalet në ambiciet e saj kundër Ukrainës, shkruan The Guardian.
“Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë, që një vend të fillojë luftën kundër një vendi fqinj, duke shpallur hapur skllavërimin apo shkatërrimin e tyre, që ky komb të mos ketë asnjë mundësi të jetojë i lirë.”
Zelensky paralajmëroi gjithashtu edhe për kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore, duke i thënë parlamentit australian:
“Askush nuk mund të thotë se janë të sigurt nga kontaminimi radioaktiv nëse përdoren armët bërthamore. Një vend që kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore duhet të sanksionohet për t’i treguar se kërcënime të tilla kanë pasoja të rënda”.
Ai gjithashtu foli edhe për spektrin e kombeve agresive që inkurajohen nga çdo sukses rus, transmeton arbresh.info.
“E dini cila është gjëja më e tmerrshme, se nëse nuk e ndalojmë Rusinë tani, disa nga vendet e botës që prisnin me padurim një luftë të ngjashme kundër fqinjëve të tyre do të veprojnë njësoj si Rusia.
Fati i sigurisë globale është vendosur tani,” përfundoi ai./arbresh.info/
Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në ...
OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rr...
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...