Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se bisedimet e paqes me Rusinë – tani në rundin e tyre të katërt – do të vazhdojnë të martën në Turqi.
Në një video-adresim të postuar në Facebook, ai tha se është informuar se bisedimet janë duke shkuar “shumë mirë”.
“…por, le të shohim”, shtoi ai.
Zelensky po ashtu tha se forcat pushtuese ruse janë “të hutuara” dhe se “nuk kanë pritur një rezistencë të tillë nga Ukraina”.
“Ato ikin nga fusha e betejës. I braktisin pajisjet”, tha Zelensky.
“Ne i marrim pajisjet dhe i përdorim për të mbrojtur Ukrainën. Sot, trupat ruse janë në fakt një prej furnizuesve të ushtrisë sonë”, shtoi ai.
Zelensky falënderoi po ashtu civilët rusë, që, siç tha, protestojnë dhe përpiqen të përhapin të vërtetën rreth luftës./REL
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...
Trump: ShBA do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në Ngush...