Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë përsëri thirrje për sanksione edhe më të forta kundër Rusisë dhe paralajmëroi se pothuajse i gjithë qyteti i rrethuar i Mariupolit është shkatërruar, në një fjalim të tijin në Parlamentin e Danimarkës, të martën.
“Ne ju kërkojmë juve dhe gjithë komunitetit demokratik në botë: Ne duhet të shtojmë sanksionet kundër Rusisë. Ne duhet të heqim dorë nga nafta ruse. Jo tregti me Federatën Ruse. Mbyllni portet për anijet ruse. Dhe kjo duhet të jetë një politikë solidariteti në Bashkimin Evropian mes të gjitha shteteve anëtare”, tha ai.
Zelensky akuzoi forcat ruse për deportim me forcë të njerëzve, si dhe për përdhunim dhe plaçkitje, shkruan CNN, transmeton arbresh.info
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...