Gjashtë zëvendësministrat e Mbrojtjes së Ukrainës janë shkarkuar me urdhër të Presidentit Volodymyr Zelensky, në një lëvizje surprizë që vjen disa javë pasi ai shkarkoi shefin e lartë ushtarak të vendit.
Zelensky nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vendimin e marrë për pushimin e Vladimir Gavrilov, Rostyslav Zamlynskii, Hanna Maliar, Denis Sharapov, Vitalii Deineha dhe Kostiantyn Vashchenko.
Duket se vala e shkarkimeve masive nisi pasi Oleksii Reznikov u shkarkuar nga detyra e Shefit të Mbrojtjes të Ukrainës, pasi gjatë kohës së luftës u akuza për korrupsion.
Ai u akuzua se nënshkroi një marrëveshje me një kompani turke për uniformat e dimrit për ushtarët e frontit të luftës, vlera e të cilave ishte trefishuar, ndërsa gazetarët ukrainas vërtetuan gjithashtu se uniformat ushtarake mund të bliheshin me një çmim relativisht më të ulët./A2CNN
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...