Departamenti i Mbrojtjes në SHBA ka bërë të ditur se rreth 20% e forcave të Rusisë janë ripozicionuar në drejtim të kundërt me Kievin. Disa prej tyre sipas Pentagonit janë drejtuar në Bjellorusi gjatë 24 orëve të fundit.
“Vlerësimi ynë do të ishte ashtu siç thamë dje se ata do t’i furnizojnë trupat dhe ndoshta do t’i fusin në punë diku tjetër në Ukrainë,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë me gazetarët.
Megjithatë, shtoi Kirby, nuk besohet se në këtë fazë “rimontimi” po vazhdon me ndonjë specifikë.
Zëdhënësi i Pentagonit u shpreh po ashtu se nëse Rusia do të ishte serioze në lidhje me pretendimet për de-përshkallëzimin, ata duhet t’i dërgonin forcat në garnizonin e tyre dhe se forcat ruse janë ende duke sulmuar Kievin “me bombardime, zjarr artilerie si dhe sulme ajrore”.
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...