Një plantacion i madh marihuane është gjetur nga Karabinierët në zonën e San Donato di Ninea, në Itali.
Zbulimi u bë me mbështetjen e skuadrës së helikopterëve, të cilët e evidentuan plantacionin e drogës në një zonë të pyllëzuar.
Në total u gjetën 2492 bimë kanabisi me lartësi nga 60 deri ne 180 cm, të shpërndara në disa tarraca dhe me një sistem vaditjeje artizanale të mirëmenduar të lidhur direkt me një burim uji.
Pasi zbuluan plantacionin, karabinierët italianë ndenjën në pritje për ditë të tëra me qëllim që të arrestonin personat e përfshirë.
Në flagrancë u arrestua një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u shfaq mes pemëve të larta për të shkuar drejt vendit ku kultivoheshin lëndët narkotike.
Mediat italiane shkruajnë se aktiviteti hetimor do të vijojë për të zbuluar përfshirjen e personave të tjerë si dhe tregun ku do të tregtohej lënda narkotike./euronews.al
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...