Një 29-vjeçar rrëmbeu një avion të vogël në Tupelo, Misisipi dhe kërcënoi të përplasej në një qendër tregtare Walmart.
Pas disa orësh, të gjitha gjurmët e tij u zhdukën nga radarët. Jo shumë kohë më pas, u njoftua se ishte ulur dhe se piloti ishte arrestuar dhe marrë në paraburgim.
Gazeta Daily Journal, duke cituar burime të shumta, raportoi se avioni ishte ulur në Ashland, një zonë pak e populluar e Misisipit dhe se piloti ishte gjallë.
Nuk dihet ende motivi i rrëmbimit të avionit dhe kërcënimet. Derisa avioni ishte në ajër, një mesazh që dyshohet se ishte shkruar nga piloti para se të rrëmbente aeroplanin u bë virale në mediat sociale. Në mesazh ai kërkoi falje dhe u tha prindërve dhe motrës se i do dhe se ata nuk janë fajtorë për asgjë.
Piloti, i identifikuar si Cory Wayne Patterson, ishte më parë në paraburgim me akuza për vjedhje dhe kërcënime terroriste, tha shefi i policisë së Tupelo, John Quaka në një konferencë shtypi.
Patterson nuk ka licencë piloti apo përvojë në uljen e avionëve, por ai ka ndjekur trajnimin e pilotëve, shtoi ai.
Edhe pse avioni mendohej se ishte rrëmbyer nga një pilot i punësuar në aeroportin rajonal, policia zbuloi se Patterson po punonte në aeroport për të furnizuar me karburant avionin.
Me udhëzimet e pilotit privat, Patterson ishte në gjendje të ulte avionin në një fushë./21/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...