Një grup i hakerëve pretendon që është përgjegjës për një sulm kibernetik në BBC. “New World Hacking” ka thënë se ata ishin duke u përpjekur për sulmin si një testim të aftësive të tyre për të qenë të gatshëm të sulmojnë ISIS-in javën e ardhshme.
Sulmuesit kibernetik që i përkasin gurpit “New World Hacking” pretenduan që ishin prapa ndërprerjes madhështore të BBC-së për disa orë gjatë Vitit të Ri, transmeton arbresh.info. Serverët online të BBC-së, përfshirë ata të faqes së lajmeve dhe platformës online iPlayer, ishin rrëzuar nga ky sulm madhështor, që sipas grupit ishte pjesë e testimeve.
“Ishte thjeshtë një testim, ne nuk planifikuam të rrëzojmë atë për disa orë”, tha grupi në një mesazh që u dërgua në korrespodentin për teknologji në BBC, transmeton arbresh.info.
BBC kërkoi falje për ndërprerjen, të cilën e quajti “çështje teknike” në atë kohë duke mos , por nuk përmendur grupin e hakerëve që sulmuan gjigantin me sulme DDoS./arbresh.info
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim