Arkeologët kanë identifikuar një substancë të gjetur brenda një varri antik egjiptian; është djathë 3,200 vjeçar.
Disa vite më parë, një ekip kërkuesish gjetën një “masë solide të bardhë” në një koleksion kavanozash në varrin e Ptahmes, një zyrtar i lartë egjiptian i shekullit të 13-të para Krishtit, transmeton portali arbresh.info.
Zbulimi është shumë i rëndësishëm, pasi që djathi nuk është gjetur më parë në Egjiptin Antik, dhe mund të jetë mbetja djathore më e vjetër në Tokë. Zbulimi është publikuar në zhurnalin Analytical Chemistry.
“Materiali i analizuar është ndoshta mbetja e djathit më e vjetër që është gjetur deri më tani”, tha Dr. Enrico Greco nga Universiteti i Katanias.
Greco ka punuar së bashku me kolegët e tij nga Universiteti i Kajros për të identifikuar substancën.
“Ne e dimë që është bërë nga qumështi i deles dhe dhisë, por për mua është e vështirë të imagjinojë një shije specifike”, tha ai.
Shkencëtarët gjithashtu kanë gjetur gjurmë të bakterit prapa sëmundjes infektive të quajtur brucelozë, që vjen nga konsumimi i produkteve të pa pasterizuara të bulmetit. Nëse konfirmohet kjo mund të jetë dëshmia më e vjetër e sëmundjes, që ekziston edhe në ditët e sotme./Arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A