Anglia ka rënë në heshtje, kjo pasi që miliona njerëz kanë lënë gjithçka për të shikuar “Tre Luanët” duke luajtur kundër Suedisë në çerek finalen e Kupës së Botës.
Rrugët janë shndërruar në qytet fantazmë që nga ora 15:00, transmeton portali arbresh.info.

Ndërkohë Anglia ka kaluar tashmë në epërsi.
“Tre Luanët” kanë realizuar për 1 me 0 kundër Suedisë.

Mbrojtësi Harry Maguire realizoi me kokë në minutën e 30′ pas rivënies nga këndi të ekzekutuar nga Ashley Young.
Takimi mes dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin Samara Arena.
Në rast se rezultati qëndron në favor të kombëtares angleze, ata do të sigurojnë për herë të parë kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që nga viti 1990./arbresh.info/
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...