Ministri iranian i Punëve të Jashtme Javad Zarif porositi se deklarata e presidentit amerikan Donald Trump për “njohjen e sovranitetit mbi Lartësirat e Golanit të pushtuar” ka shkaktuar shok në mesin e vendeve myslimane, raporton Anadolu Agency (AA).
Zarif qëndron në Stamboll për takimin e ministrave të punëve të jashtme të anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) me rastin e sulmit terrorist në Zelandën e Re, ndërsa me këtë rast u prononcua edhe në profilin e tij në Twitter.
“Si ministra të OBI-t në Turqi sot kemi dënuar sulmin barbar terrorist ndaj myslimanëve në Christchurch. Qëllimi jonë është që të veprojmë në unitet dhe bashkërisht kundër racizmit dhe islamofobisë në Perëndim”, porositi Zarif.
Ai shkurt u përqendrua edhe në deklaratën e presidentit amerikan Trump se “ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës plotësisht të njohin sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e Golanit”.
“Të gjithë jemi të shokuar me atë që Donald Trump këmbëngulë që Izraelit racist t’i japë diçka që nuk i takon. Njëherë Kudsin, tash Golanin”, porositi Zarif.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...