Shtetet evropiane nuk janë në “pozitë” për të kritikuar Iranin, tha sot ministri i Jashtëm i këtij vendi, Mohammad Javad Zarif, pak para se të takohej me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.
Kryediplomati gjerman pritet të qëndrojë në Iran gjatë ditës së hënë, për t’i bërë presion Iranit që të zbatojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila është tërhequr Shtetet e Bashkuara.
“Evropianët nuk janë në pozitë që ta kritikojnë Iranin”, tha Zarif.
Irani e nënshkroi marrëveshjen bërthamore me Kinën, Rusinë, Gjermaninë, Britaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Kjo marrëveshje kishte për qëllim lehtësimin e sanksioneve ndaj Teheranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit.
SHBA-ja u tërhoq nga kjo marrëveshje vitin e kaluar, teksa presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani nuk po e respekton paktin bërthamor dhe rivendosi sanksione ekonomike ndaj Teheranit.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër